Osmani në takim me Macron: Diskutuam për rëndësinë e integrimit të plotë të Kosovës - NACIONALE

Osmani në takim me Macron: Diskutuam për rëndësinë e integrimit të plotë të Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka takuar Presidentin e Francës Emmanuel Macron, dje në Samitin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Londër.

Ajo përmes një njoftimi në llogarinë e saj në “Facebook” ka thënë se kanë diskutuar për integrimi e Kosovës në strukturat euroatlantike.

“Dje, me Presidentin Macron, diskutuam mbi rëndësinë e ecjes përpara drejt integrimit të plotë të Kosovës në strukturat euroatlantike, në partneritet me aleatët tanë dhe në dobi të të gjithë qytetarëve tanë, pa dallim.”, shkruan Presidentja Osmani.

Lajme të ngjashme