Osmani në takim me kryetarin arbëresh të Strigarit: Identiteti kulturor arbëresh është pjesë e çmueshme e kulturës shqipëtare - NACIONALE

Osmani në takim me kryetarin arbëresh të Strigarit: Identiteti kulturor arbëresh është pjesë e çmueshme e kulturës shqipëtare

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim kryetarin e komunës arbëreshe të Strigarit, Damiano Baffa.

Sipas Presidentes Osmani, identiteti kulturor dhe gjuhësor arbëresh është pjesë e çmueshme e identitetit dhe kulturës shqipëtare.

Pjesë e bisedës ishte edhe mundësia e bashkëpunimit të Strigarit me komunat e Kosovës në funksion të promovimit të kulturës arbëreshe në Kosovë dhe i asaj të Kosovës në komuna arbëreshe, njofton Zyra e Presidences.

“Në këtë kontekst, Presidentja Osmani theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar dhe e angazhuar për ruajtjen e identitetit arbëresh si dhe përmirësimin e pozitës së tyre në shtetin Italian”, shkruan Zyra e Presidences.

Lajme të ngjashme