Osmani në takim me ambasadorët: Diskutohet për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës - NACIONALE

Osmani në takim me ambasadorët: Diskutohet për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, vazhdon të takohet me ambasadorët e vendeve të ndryshme të BE-së.

Ajo sot, ka takuar edhe ambasadorin italian, slloven dhe gjerman në Kosovë. Presidentja Osmani bisedoi me ta për marrëdhëniet ndërshtetërore, duke u ndalur në mbështetjen e tyre për Këshillin e Evropës dhe në veçanti për proceset e liberalizimit të vizave.

Presidentja Osmani theksoi se vendet anëtare të BE-së duhet ta marrin parasysh edhe rekomandimin e Komisionit Evropian, i cili tashmë e ka konfirmuar se e mbështet rekomandimin e bërë për heqjen e vizave për Kosovën, meqë shteti ynë i ka plotësuar të gjitha kriteret.

“Po kaq e rëndësishme është që të mos lejohet në asnjë mënyrë që të vendosen kritere shtesë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, sepse kjo do të ndikonte në mohimin e një të drejte të qytetarëve tanë dhe do ta lëndonte kredibilitetin e BE-ë”. - tha Osmani,

Presidentja shprehu besimin e saj që kërkesat teknike, lidhur me ETIAS, të mos ndikojnë në vendimmarrjen politike dhe caktimin e ditës së hyrjes në fuqi të vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Presidentja Osmani ka kërkuar, po kështu, edhe përkrahjen e mëtejme të këtyre vendeve për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Lajme të ngjashme