Osmani në takim lamtumirës me ambasadorën e Holandës Carin Lobbezo - NACIONALE

Osmani në takim lamtumirës me ambasadorën e Holandës Carin Lobbezo

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pritur në takim lamtumirës ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo.

“Në takim, Presidentja Osmani falënderoi ambasadoren Lobbezoo për angazhimin e saj të vazhdueshëm për forcimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Holandës përmes projekteve dhe iniciativave të ndryshme. Presidentja theksoi se Holanda mbetet aleate e rëndësishme e Republikës së Kosovës. ..Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e përkrahjes së Holandës për të ardhmen euroatlantike të vendit tonë, duke u fokusuar në nevojën anëtarësimit të Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare, gjë që është në dobi të garantimit dhe respektimit të të drejtave të gjithë qytetarëve”, shkruan zyra e Presidencës.

Lajme të ngjashme