Osmani në ShBA nderon ushtarët amerikanë që sakrifikuan në shërbim të lirisë e paqes
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka shpërndarë disa fotografi nga ceremonia e nderimit të ushtarëve amerikan, që sakrifikuan në shërbim të lirisë dhe paqes.
“Lidhjet e thella dhe vlerat e përbashkëta ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara janë ngritur edhe mbi këtë kontribut.” – ka shkruar Osmani ndër të tjera.
E plotë:
Në Arlington, nderuam ushtarët e guximshëm amerikanë që sakrifikuan në shërbim të lirisë dhe paqes.
Guximi dhe përkushtimi i tyre është frymëzim për një botë të lirë dhe të sigurt.
Lidhjet e thella dhe vlerat e përbashkëta ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara janë ngritur edhe mbi këtë kontribut.
Duke kujtuar këta heronj, riafirmojmë angazhimin tonë për t`i mbështetur parimet për të cilat ata luftuan!