Osmani në përkujtimin e sulmeve të 11-shtatorit: Do të vazhdojmë të qëndrojmë së bashku me miqtë e aleatët tanë - NACIONALE

Osmani në përkujtimin e sulmeve të 11-shtatorit: Do të vazhdojmë të qëndrojmë së bashku me miqtë e aleatët tanë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, së bashku kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministren Gërvalla kanë vendosur lule në Memorialin në oborrin e Qeverisë, që përkujton viktimat e 11 shtatorit.

Osmani ka deklaruar se me këtë datë i bashkohen gjithë popullit amerikan, për të ndarë dhimbjen për më shumë se 3000 jetë të humbura.

“Sot më 11 shtator, i bashkohemi gjithë popullit amerikan, për të ndarë dhimbjen për më shumë se 3000 jetë të humbura, në një betejë, që u dëshmua të jetë betejë vlerash. Më 11 shtator 2001, shtetasit amerikanë, qytetarët e SHBA-së, u goditën nga një prej sulmeve terroriste më të tmerrshme në histori të njerëzimit’’, tha Osmani

Sipas Osmanit, atë ditë nuk u sulmua vetëm Amerika por të gjithë ata që besojmë në vlerat e lirisë dhe demokracisë.

‘’Por, atë ditë nuk u sulmua vetëm Amerika, u atakuam të gjithë që besojmë në të njëjtat vlera. Në vlerat e lirisë dhe demokracisë. Që nga ai vit e tutje, populli i Kosovës çdo vit ka qëndruar me popullin amerikan, i kemi bashkuar forcat në mbrojtje të këtyre vlerave, luftimit të terrorizimit. Do të vazhdojmë të qëndrojmë së bashku me miqtë e aleatët tanë në SHBA, ashtu siç ka qëndruar SHBA-ja pranë nesh në çdo moment”, ka thënë Osmani.

Lajme të ngjashme