Osmani në Parlamentin Evropian: Liria, pavarësia dhe demokracia kanë qenë vizion i popullit të Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka filluar adresimin e saj para Parlamentit të Bashkimit Evropian.
Fjalimin e saj e ka hapur me një frazë të ish-presidentit Ibrahim Rugova, të cilën ky institucion e kishte nderuar me çmimin “Saharov”.
Fjalët “liri”, “pavarësi”, dhe “demokraci” e para e vendit i ka thënë në gjuhen shqipe, angleze dhe frënge.
Sipas saj, këto tri fjalë kanë qenë vizion i populli të Kosovës.
“Liri, pavarësi, demokraci. Këto tri fjalë të fuqishme, s’kanë qenë vetëm fjalë që janë theksuar përsëri e përsëri e me zë të lartë nga ish-presidenti Rugova, por me të vërtetë kanë qenë vizion i popullit të Kosovës”, ka thënë Osmani.