Osmani nderon me medalje rock grupin e Dukagjin Lipës: Emblemë e identitetit kulturor
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ia dorëzoi medaljen Presidenciale të Meritave rock grupit “Oda”, që ishte një nga grupet e njohura dekada më parë.
Në një ceremoni të mbajtur në Presidencë, Osmani ia ka dorëzuar këtë medale grupit “Oda” me motivimin për promovimin e vlerave muzikore.
“Muzika e Odës është emblemë e identitetit kulturor dhe krenarisë për Kosovën. Krijimtaria muzikore e tyre vazhdon të jetë dëshmi e fuqisë transformuese të artit në kohë dhe periudha të ndryshme duke u shndërruar po ashtu në një mjet rezistence”, ka theksuar Presidentja Osmani.
Medaljen e pranoi Dukagjin Lipa, ish-vokalisti i këtij grupi dhe babai i këngëtares së njohur botërisht, Dua Lipa.