Osmani ndan mirënjohje për ekipin e Fakultetit Juridik që shkëlqeu në garën e fundit
Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka pritur sot ekipin e Fakultetit Juridik të UP-së, të cilët shkëlqyen në garën e drejtësisë.
Osmani ka treguar se u ka ndarë mirënjohje ekipit, ndërsa ka shkruar fjalë të mira për ta.
“Mirënjohje Presidenciale për ekipin e Fakultetit Juridik që dolën të tretët në garën më prestigjioze të drejtësisë në botë.
Ata janë personifikimi më i mirë i rinisë sonë–të talentuar, të motivuar e të përkushtuar për të arritur çdo sukses e për ta ngritur lartë e më lartë shtetin tonë.” – shkroi ajo, ndër të tjera.