Osmani merr pjesë në Samitin Ukrainë- Evropa Juglindore që mbahet në Tiranë - NACIONALE

Osmani merr pjesë në Samitin Ukrainë- Evropa Juglindore që mbahet në Tiranë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja Vjosa Osmani do të përfaqësojë sot Kosovën në Samitin Ukrainë- Evropa Juglindore që po mbahet në Tiranë.

Në njoftimin e Zyrës se Presidentes, thuhet se Osmani do të jetë krahas presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Në dy vjetorin e fillimit të luftës së paprovokuar të Rusisë në Ukrainë, Samiti synon të riafirmojë angazhimin e përbashkët të shteteve të Evropës Juglindore për mbështetje ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.” – thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Presidentja Vjosa Osmani përfaqëson Kosovën në Samitin Ukrainë- Evropa Juglindore në Tiranë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të kryeministrit Edi Rama të Shqipërisë, ka udhëtuar për Tiranë për ta përfaqësuar Kosovën në Samitin Ukrainë- Evropa Juglindore.

Në këtë Samit, Presidentja Osmani do të jetë krahas presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe liderëve të tjerë nga Evropa Juglindore.

Në dy vjetorin e fillimit të luftës së paprovokuar të Rusisë në Ukrainë, Samiti synon të riafirmojë angazhimin e përbashkët të shteteve të Evropës Juglindore për mbështetje ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.

Nga ky samit, parashihet t`i bëhet thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta rrisë fuqishëm mbështetjen për Ukrainën, si dhe të diskutohet ndihma konkrete e shteteve të EJL-së për Ukrainën.

Lajme të ngjashme