Osmani merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih - NACIONALE

Osmani merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pritet të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Kjo është bërë me dije nga presidenca përmes një komunikate për media.

Aty, thuhet se Osmani do të mbajë takime dhe do të marrë pjesë në panele diskutimi.

“Gjatë qëndrimit të saj në Mynih, Presidentja Osmani do të zhvillojë takime me liderë botërorë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe personalitete të rëndësishme të politikës globale, me fokus forcimin e partneritetit strategjik dhe avancimin e interesave të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Përveç takimeve bilaterale, Presidentja Osmani do të marrë pjesë edhe në panele diskutimi që organizohen përgjatë konferencës” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme