Osmani me Prattipatin: Kosova beson në lidershipin e Trump
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara, Anu Prattipati.
Takimi u fokusua në anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes dhe zhvillimet e fundit në vend. Osmani theksoi se "linjëzimi i Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qenë gjithmonë vendimi i duhur dhe strategjik."
Ajo shtoi se "Kosova beson në lidershipin e Presidentit Trump dhe mbetet e gatshme të japë kontribut konkret dhe të përgjegjshëm në përpjekjet ndërkombëtare për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë."
Dy zyrtaret shkëmbyen pikëpamje për çështje të bashkëpunimit bilateral dhe agjendën ndërkombëtare të Presidentes në muajt në vijim.