Osmani: Me deputetët e VV-së që shpifën ndaj meje do të përballem në gjykatë
Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për presidente, Vjosa Osmani, ka thënë se do të ballafaqohet në gjykatë me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që kanë shpifur ndaj saj.
Osmani, në Tëvë 1, ka deklaruar se procedurat në gjykata po zgjasin shumë, megjithatë tha se do të përballet me deputetët e partisë në pushtet.
“Deputetë të VV-së kanë publikuar një srë shpifjesh ndaj meje dhe, për secilën prej tyre, kurdo që gjykatat tona të gjejnë kohë të merren me to, unë do të ballafaqohem në gjykatë. Fatkeqësisht, procedurat po zgjasin shumë, por për çdo shpifje dhe tentim denigrimi do të përballem në gjykatë”, tha Osmani.