Osmani: Liderëve ua kërkova shumicën, askush nuk ishte i gatshëm që të garantojë atë - NACIONALE

Osmani: Liderëve ua kërkova shumicën, askush nuk ishte i gatshëm që të garantojë atë

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë detaje nga takimi me liderët e partive politike.

Në një konferencë për media, ajo ka thënë se në takim askush prej liderëve nuk e ka garantuar shumicën.

Ajo ka bërë me dije se do të pres deri me 5 nëntor.

“Unë ju kam kërkuar shumicë, ajo duhet të kërkohet sipas Kushtetueses. Mirëpo sot nuk ishte askush u gatshëm që të garantoj shumicën, megjithatë jemi ende brenda afatit kushtetuese për të pritur një gjë të tillë deri me datën 5 nëntor. Më 5 nëntor pastaj e dimë më qarët se a do të kemi mandat të dytë apo jo”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se do të pres deri me datën 5 nëntor kur edhe s’kadon afati kushtetues për caktimin e mandatarit të dytë.

“Besoj i keni dëgjuar partitë për qëndrimet e tyre. Disa kishin që s’mund të krijojnë shumicë, kishte qëndrime që dëshirojnë të takohemi sërish për të parë mundësinë e propozimit të një mandatari të ri. Sipas Kushtetues ne i kemi dhjetë ditë, afati s’kadon deri më 5 nëntor. Deri me atë datë do të kontaktoj me kryetarë te partive. Do të jem në komunikim me ta, dhe kushdo që ka gatishmëri për takim për të parë nëse ka mundësi për caktim të një madatari të tjetër, i pres në takim”, ka thënë Osmani.

Lajme të ngjashme