Osmani kujton masakrën në Dardani të Pejës: Një nga ditët më të rënda të luftës - NACIONALE

Osmani kujton masakrën në Dardani të Pejës: Një nga ditët më të rënda të luftës

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar 27 marsin e vitit 1999, duke e cilësuar si një nga ditët më të rënda të historisë së Kosovës gjatë luftës së fundit.

Ajo rikujtoi se në lagjen “Dardania” në Pejë, 40 burra, gra dhe fëmijë u vranë nga forcat serbe, teksa ndodheshin në shtëpitë dhe lagjen e tyre.

Osmani theksoi se kujtesa për viktimat shoqërohet me dhimbje dhe respekt, por edhe me përkushtim për drejtësi, në mënyrë që krime të tilla të mos përsëriten më.

Në fund, ajo bëri thirrje që kujtimi për të rënët për liri në lagjen “Dardania” të mbetet i përhershëm.

Lajme të ngjashme