Osmani kujton masakrën e Likoshanit dhe Qirezit: Dëshmi e brutalitetit mbi popullin tonë
Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar përvjetorin e Masakrës së Likoshanit dhe Qirezit më 28 shkurt 1998.
“Aty ku dhimbja dhe guximi u ndërthurën, vajzat dhe djemtë e UÇK-së, bënë sakrificën më të madhe për çlirimin e Kosovës, ndaj në këtë 27-vjetor nderojmë me respekt të thellë ata që ranë për liri”.
Osmani tha se Masakra në Likoshan dhe Qirez mbetet një dëshmi e brutalitetit të ushtruar mbi popullin tonë, por edhe një moment kur vendosmëria për liri u bë e pathyeshme.
“Kujtimi për martirët mbetet i gjallë, ndërsa amaneti i tyre na obligon të vazhdojmë kërkimin e drejtësisë!”.