Osmani kujtoi përvjetorin e Masakrës në lagjen Tusuz të Prizrenit
Presidentja e vendit Vjosa Osmani, ka thënë se lagjia e Tusuzit apo e njohur edhe si Lagjia e Trimave në Prizren shquhet për kontributin e dhënë dhe sakrificën për lirinë e Kosovës, duke shtuar se vendosja e drejtësisë për viktimat është përkushtin i çdoditshëm.
E plotë:
Presidentja Vjosa Osmani kujtoi përvjetorin e Masakrës në lagjen Tusuz të Prizrenit
25-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, në prag të lirisë, vranë mizorisht 27 banorë të lagjes Tusuz (Lagjja e Trimave) në Prizren.
Kjo lagje shquhet për kontributin e dhënë dhe sakrificën për lirinë e Kosovës, ndaj vendosja e drejtësisë për viktimat është përkushtim i çdoditshëm i yni.
Qoftë i përhershëm kujtimi për martirët dhe të gjithë të rënët për liri!