Osmani: Krah për krah me aleatët tanë, mbetemi të bashkuar në mbështetjen tonë për Ukrainën
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka mirëpritur njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar se 11 vende partnere qëndrojnë si një për të mbështetur Ukrainën në trajnimin e rekrutëve.
“Interflex, me seli në MB, ka trajnuar mbi 34,000 rekrutë ukrainas me ndihmën e partnerëve tanë, duke përfshirë edhe anëtarin më të ri Kosovën”, thuhet në postimin e MB-së të Mbretërisë së Bashkuar.
Aty më tej thuhet se “Op Interflex, me seli në MB, ka trajnuar mbi 34,000 rekrutë ukrainas me ndihmën e partnerëve tanë, duke përfshirë edhe anëtarin më të ri Kosovën.”
Në këtë kontekst, presidentja Osmani ka thënë në X se “mbetemi të bashkuar në mbështetjen tonë për Ukrainën”.
“Duke qëndruar krah për krah me aleatët tanë, ne mbetemi të bashkuar në mbështetjen tonë për Ukrainën, si dhe për paqen dhe sigurinë e qëndrueshme në kontinentin tonë”, shkroi presidentja Osmani.
Operacioni INTERFLEX zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar synin stërvitjen e trupave ukrainase.
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovë kanë shprehur gatishmëri të kontribuar në këto stërvitje.
Through Operation Interflex in the UK, of which Kosovo is a proud member, 34,000 Ukrainian recruits have now been trained.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 27, 2024
Standing shoulder to shoulder with our allies, we remain united in our support for Ukraine, as well as for lasting peace and security on our continent. https://t.co/htgXz62JGf