Osmani jep detaje nga takimi me Escobar: Potencova se do të jemi palë konstruktive në dialog
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Osmani përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se në takim potencoi që Kosova do të jetë palë konstruktive, e barabartë dhe e përkushtuar në dialog.
“Institucionet tona janë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me partnerët tanë ndërkombëtar dhe çdo vendim i yni reflekton frymën kushtetuese të vendit tonë dhe vlerat tona demokratike”, ka thënë tutje Osmani.
Postimi i plotë i presidentes në Facebook:
Në takim me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, potencova se Kosova do të vazhdojë të jetë palë konstruktive, e barabartë dhe e përkushtuar në procesin e dialogut, duke kontribuar për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon.
Institucionet tona janë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me partnerët tanë ndërkombëtar dhe çdo vendim i yni reflekton frymën kushtetuese të vendit tonë dhe vlerat tona demokratike.
Partnetiteti ynë me SHBA-të vazhdon të jetë qenësor. 
