Osmani: Jemi të bindur që dekreti është në përputhje me Kushtetutën
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për kontestimin e dekretit të saj për shpërndarjen e Kuvendit dhe procedurën që tashmë ndodhet në shqyrtim në Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Osmani tha se pret që vendimi i Kushtetueses të merret mbi bazën e integritetit profesional dhe interpretimit të pavarur të Kushtetutës.
Ajo shtoi se institucioni i Presidencës është i bindur se dekreti për shpërndarjen e Kuvendit është në përputhje të plotë me Kushtetutën, ndërsa ka shtuar se verdikti përfundimtar i takon Gjykatës Kushtetuese.
“E tëra që pres është që Kushtetuesja të vendosë mbi parimin e integritetit, profesionalizimit dhe interpretimin e Kushtetutës në mënyrë të lirë dhe pa asnjë presion. Ne jemi të bindur që dekreti është në përputhje të plotë me Kushtetutën”, ka deklaruar Osmani te Çim Peka.
Sipas saj, ekzistenca e Gjykatës Kushtetuese është pikërisht për të verifikuar vendimet institucionale dhe për të dhënë interpretimin përfundimtar të Kushtetutës në raste të tilla.
“Por unë s’jam Pejgamber të mos e bëjë asnjëherë në jetë gabime – prandaj ekziston Gjykata Kushtetuese”, është shprehur presidentja.
E para e shtetit tha se "nuk bërë deklarata publike", sepse, sipas saj, nuk kishte qëllim të ndërhynte në procesin e zgjegjedhjes së Presidentit të ri.