Osmani: Ishte nder që bashkë me Prindonin të mirëpresim presidenten e Hungarisë
Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur sot kryeministrin e Hungarisë, Katalin Novak, e cila po qëndron në një vizitë zyrtare në Kosovë.
Osmani, në një postim në Facebook, ka shkruar se lidhja mes Kosovës dhe Hungarisë janë të ndërtuar mbi një bazament të fortë historik.
“Prandaj ishte nder që bashkë me Prindonin të mirëprisnim në Kosovë Presidenten hungareze Katalin Novák së bashku me Zotëriun e Parë të Hungarisë z. Veres Istvan Atta. Me presidenten hungareze e cila po e viziton Kosovën në fillim të mandatit të saj, biseduam për nevojën e mbështetjes së ndërsjellë në kalimin e sfidave të përbashkëta, si dhe avancimin e rrugës euro-atlantike për vendin tonë.”, shkroi Osmani.