Prsidentja 'harron' shqetësimin amerikan, ia uron ditëlindjen e 80-të presidentit Biden - NACIONALE

Prsidentja 'harron' shqetësimin amerikan, ia uron ditëlindjen e 80-të presidentit Biden

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar homologun e saj amerikan, Joe Biden, për ditëlindjen e 80-të.

Në një postim në rrjetin social Twitter, Osmani e ka falënderuar Bidenin për aleancën me Kosovën.

“Urimet më të përzemërta për presidenin Joe Biden në ditëlindjen e tij të 80-të, nga gjithë populli i Kosovës. Faleminderit për angazhimin tuaj të palëkundur ndaj aleancës së hekurt midis vendeve tona dhe që qëndroni në mbrojtje të vlerave tona të përbashkëta”, shkroi ajo në Twitter.

Osmani nuk ka adresuar presionin e shtuar amerikan për shtyrjen e vendimit për targa.

Lajme të ngjashme