­Osmani i kërkon Spanjës “t’i mbështesë sanksionet” ndaj Serbisë - NACIONALE

­Osmani i kërkon Spanjës “t’i mbështesë sanksionet” ndaj Serbisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka kërkuar Spanjës “t’i mbështesë masat e Bashkimit Evropian” ndaj Serbisë, ndonëse ende nuk ka ndonjë vendim apo propozim të BE-së, por veç kërkesë të disa prej vendeve që Serbia të ndëshkohet.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili dje zhvilloi takim me Kryeministrin (në detyrë) të Spanjës, Pedro Sanchez, e falënderoi këtë të fundit “për mirëkuptimin” ndaj pozicionit të Serbisë në raport me Kosovën.

Shpresoj se Spanja do t’u bashkohet vendeve të tjera të një mëndjeje për të miratuar masa kundër Serbisë për këtë akt të tmerrshëm që ka kryer kundër paqes, stabilitetit dhe sigurisë”, ka thënë Vjosa Osmani, siç e citoi “Reuters”.

Lajme të ngjashme