Osmani falënderon përmes telefonit Presidentin e Kenias për njohjen - NACIONALE

Osmani falënderon përmes telefonit Presidentin e Kenias për njohjen

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka faënderuar Presidentin e Kenias për njohjen që ky shtet e konfirmoi për Pavarësinë e Kosovës.

Osmani ka theksuar se Kenia mund të llogarisë në miqësinë e Kosovës.

Kujtojmë se kjo është njohja e parë për Kosovën që nga njohja që erdhi nga shteti i Izraelit.

Postimi plotë i Osmanit:

Shpreha mirënjohjen e thellë në emër të popullit të Kosovës dhe rikonfirmova përkushtimin tonë për vendosjen e shpejtë të marrëdhënieve diplomatike. Të dyja vendet tona janë të përkushtuara për hapjen e misioneve diplomatike si një hap konkret drejt një partneriteti të fortë dhe të qëndrueshëm. Pres me padurim të mirëpres presidentin Ruto në Kosovë dhe të vizitoj Kenian së shpejti, siç kemi diskutuar prej disa kohësh

Kenia mund të llogarisë në Kosovën si aleate dhe partnere të vërtetë. Fillon një kapitull i ri i partneritetit.

Lajme të ngjashme