Osmani: Epoja e Prekazit solli ndryshimin e kursit të rezistencës për liri - NACIONALE

Osmani: Epoja e Prekazit solli ndryshimin e kursit të rezistencës për liri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar se sakrifica e familjes Jashari ka pas ndikim të madh në vazhdimin e luftës çlirimtare.

Në adresimin e saj në Kazermën “Adem Jashari”, ajo ka thënë se Epoja e Prekazit ka sjell ndryshimin e kursit të rezistencës për liri e pavarësi.

Epoja e Prekazit dhe flijimi i tyre solli ndryshimin e kursit të rezistencës për liri e pavarësi. Me mijëra djem e vaja iu bashkuan UÇK-së, të gatshëm të sakrifikojnë edhe jetën e tyre vetëm që Kosova një ditë të frymonte e lirë”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se kjo ditë është e veçantë për të kujtuar të gjithë ata që sakrifikuan për liri.

Veçanërisht sot është momenti i veçantë ta shprehim vlerësimin e mirënjohjen, nderimin dhe respektin me përkujtim të thellë për familjen heroike Jashari, për të gjithë dëshmorët dhe martirët e lirisë. Nder dhe respekt edhe për gjithë veteranet dhe invalidët e luftës së UÇK”, ka thënë Osmani.

Lajme të ngjashme