Osmani e uron presidenten e Meksikës: Shpresoj të kemi bashkëpunim të zgjeruar mes vendeve tona
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e ka uruar presidenten e sapozgjedhur në Meksikë.
Osmani ka thënë se shpreson se presidenca e saj do të ofrojë një mundësi për bashkëpunim me Kosovën.
“Urime Presidentes së zgjedhur në zgjedhjen e saj historike si presidentja e parë grua e Meksikës. Në një botë që përballet me shumë sfida, është frymëzuese të shohësh më shumë gra që marrin role udhëheqëse. Shpresoj se presidenca e saj do të ofrojë një mundësi për bashkëpunim të zgjeruar mes vendeve tona”, ka shkruar Osmani.