“Osmani e pranoi ekzistimin e planit franko-gjerman vetëm pas deklarimit të Gabriele Escobar“
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani javën e kaluar para mediave deklaroi se lajmi i cili është duke qarkulluar së ekziston një plan franko-gjerman për dialogun, është një lajm i rrem.
Ndërsa të enjten ajo u deklarua se “nuk e kam mohuar as një herë ekzistencën e planit franko-gjerman për dialogun” kështu duke pranuar që ekziston një plan i tillë.
E në lidhje më këtë njohësi i çështjeve politike, Fidan Ukaj, tha për Ekonomia Online se presidentja Osmani e prano se ekziston një plan i tillë vetëm pasi deklarimit të emisarit Gabrile Escobar se shumë shpejt do t’i bënin publike detajet e kësaj marrëveshje.
“Qysh nga plasim i kësaj ide se qarkullon një plan franko-gjerman në teren, kemi parë si nga presidentja, si kryeministri një mohim nga ana e tyre se nuk ekziston një plan i tillë. Ketë gjë e shoh si papërgjegjësi e liderëve institucional, sepse këta i kanë akuzuar ish liderët se janë të papërgjegjshëm, mostransparencë, e çka po ndodh tani, këta që i kanë akuzuar të tjerët po veprojnë njëjtë duke i mohuar planet që vijnë nga bashkësia ndërkombëtare”.
“Së fundi u pranua që ekziston një projekt i tillë. Escobar tha se shumë shpejt do t’i dëgjojmë detajet e kësaj marrëveshje dhe presidentja siç duket pas deklarimit të emisarit Escobar se ekziston dhe do të diskutohet ky projekt-propozim, dhe ajo nuk ka pasur ka të shkojë dhe e ka pranuar se ekziston një projekt i tillë”, tha ai.