Osmani e përkujton “Natën e Tmerrit” në Mitrovicë, ku u vranë 10 shqiptarë: Drejtësi për viktimat
Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka përkujtuar masakrën dhe spastrimin etnik të shqiptarëve në veri të Mitrovicës, që kishte ngjarë më 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000, ku kishin mbetur dhjetë qytetarë shqiptarë të vrarë.
Në një publikim të Presidencës së Kosovës, Osmani është cituar të ketë vlerësuar se “Nata e Tmerrit” ishte një sulm brutal.
“Në këtë sulm brutal u plagosën edhe 24 qytetarë, të cilët janë dëshmi e barbarisë së atyre dy netëve. Dëshmi e dhimbshme janë edhe 1,564 familje, me gjithsej 11,364 anëtarë, të shpërngulur me forcë nga shtëpitë e tyre, duke dëshmuar qartë përpjekjet për spastrim etnik në këtë pjesë të Mitrovicës nga grupet kriminale” – ka shkruar Osmani në Facebook.