Osmani e Kurti priten në Pallatin Elysee, para nisjes së Lojërave Olimpike - NACIONALE

Osmani e Kurti priten në Pallatin Elysee, para nisjes së Lojërave Olimpike

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja dhe kryeministri i Kosovës po qëndrojnë në Francë.

Kjo me rastin e nisjes së Lojërave Olimpike në Paris.

Osmani e Kurti janë pritur, ndaras, në Pallatin Elysee nga presidenti francez Macron.

Njoftimi i Osmanit:

Në Pallatin Élysée, bashkë me Prindonin u mirëpritëm nga Presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë, Brigitte Macron, në nder të hapjes zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024.

Fryma olimpike i kapërcen kufijtë, përbashkon njerëzit dhe kombet dhe tregon fuqinë e sportit.

Njoftimi i Kurtit:

Bashkë me Ritën, në pritjen e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe zonjës së parë, Brigitte Macron në Pallatin Élysée, para ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike Paris 2024.

Lajme të ngjashme