Osmani e “falënderon” Metën për mbështetjen ndaj integritetit territorial të Kosovës
Presidentja e Kosovës, ka pritur në takimin përmbyllës të mandatit të tij Presindentin e Shqipërisë, Ilir Meta.
Osmani në një postim në Facebook, pas këtij takimi, ka thënë se është mirënjohëse për mbështetjen e Metës për integritetin territorial të Republikës së Kosovës.
“Presidentit Meta i shpreha mirënjohje të thellë për mbështetjen e palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, si dhe për përpjekjet e tij të vazhdueshme për ta forcuar edhe më shumë partneritetin në mes të Kosovës dhe Shqipërisë” ka shkruar Osmani.
Kujtojmë se Meta ishte i zëshëm kundër idesë së shkëmbimeve territoriale në mes Kosovës e Serbisë, çka ishte qëndrimi edhe i Osmanit atëherë deputete e Kuvendit.
Ilir Meta përfundon mandatin e tij si President i Shqipërisë këtë të Dielë.