Osmani “e bindur” se do të ketë pasoja juridike nëse Kuvendi nuk konstituohet deri më 26 korrik - NACIONALE

Osmani “e bindur” se do të ketë pasoja juridike nëse Kuvendi nuk konstituohet deri më 26 korrik

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, referuar çështjes së bllokadës së Kuvendit të Kosovës i cili me afat kushtetues duhet të konstituohet deri më 26 korrik, tha në konferencë për media se është “e bindur” se ka pasoja juridike.

“Ne jemi duke e përgatitur lëndën për Kushtetuese dhe nëse edhe gjatë fundjavës nuk ka marrëveshje që mund të rezultojë me institucione të konstituuara, në fillim të javës do t’i drejtohemi Gjykatës, por nuk e dimë sa kohë do t’i duhet asaj për t’u përgjigjur”, ka thënë Osmani.

“Unë jam e bindur që sikur për çdo afat tjetër, afat detyrues, edhe për këtë afat të cilin Gjykata e ka shpallur të detyrueshëm dhe kushtetues, nëse nuk respektohet, duhet të ketë pasoja juridike. Nuk po flas për pasoja penale. Pasoja juridike nënkupton se çfarë ndodh me institucionet nëse ato nuk konstituohen deri më 26 korrik”, ka pyetur Osmani.

Lajme të ngjashme