Osmani e bën ‘rezil’ BE-në: Kosova i sanksionoi Rusinë dhe Iranin, e prishëm rehatinë, e për ju s’pati rëndësi - NACIONALE

Osmani e bën ‘rezil’ BE-në: Kosova i sanksionoi Rusinë dhe Iranin, e prishëm rehatinë, e për ju s’pati rëndësi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kosova u rreshtua me BE-në në sanksionimin e Federatës Ruse dhe Iranin, “dhe doli nga zona e rehatisë”, tha Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, por për Bashkimin Evrpoian “kjo nuk pati rëndësi”.

Kështu tha ajo në një intervistë në “TVP World” ku kritikoi BE-në, se Serbisë po i jep shtysë para BE-së, ndonëse e parreshtuar me bllokun evropian, ndërsa Kosovës jo, anipse e rreshtuar.

“Dhe duket që ne që u rreshtuam me BE-në, qoftë në sanksionimin e Rusisë, ose sanksionimin e Iranit, ose gjëra që përnjëmend të nxjerrin nga zona e rehatisë, por që qëndron prapa asaj që është e drejtë, por këto gjëra nuk ishin të rëndësishme për BE-në.

Sepse nëse shikoni se si rajoni ka përparuar, Serbia fqinji ynë anipse 40% e linjëzuar me BE-në, pavarësisht që nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë ose kundërshtarëve tjerë të BE-së, ata ende po shkojn para në BE, dhe duket që kriteret dhe vleren nuk janë ato që njëmend kanë rëndësi”, tha Vjosa Osmani.

Lajme të ngjashme