Osmani e Abdixhiku në Gjakovë: Qyteti meriton më shumë se harresën - NACIONALE

Osmani e Abdixhiku në Gjakovë: Qyteti meriton më shumë se harresën

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka zhvilluar një takim në Gjakovë, ku ka folur për zhvillimin ekonomik, industrinë, zejtarinë dhe potencialin turistik e kulturor të qytetit.

Në një postim të publikuar në Facebook, Abdixhiku theksoi se Gjakova ka qenë gjithmonë “qytet i punës, mjeshtërisë dhe krenarisë qytetare”, duke shtuar se qyteti meriton më shumë investime dhe përkushtim institucional.

Ai u ndal te rëndësia e mbështetjes së bizneseve të vogla, të cilat sipas tij mbajnë shumë familje, si dhe te nevoja për ta kthyer vëmendjen kah potenciali ekonomik e turistik i qytetit.

“Sot, më shumë se kurrë, ka nevojë për vizion, investim dhe përkushtim; jo vetëm fjalë”, ka shkruar Abdixhiku.

Lajme të ngjashme