Osmani duket se e kopjon një thënie të Che Guevaras për t’i uruar sukses Ukrainës: Deri në fitore! - NACIONALE

Osmani duket se e kopjon një thënie të Che Guevaras për t’i uruar sukses Ukrainës: Deri në fitore!

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar një shkrim në lidhje me pjesëmarrjen e saj në Samitin mes Ukrainës dhe Evropës Juglindore, që po mbahet në Dubrovnik të Kroacisë.

Në shkrimin e saj, Osmani ka paralajmëruar kundër akomodimit të agresorëve. Tutje, Komandantja Supreme e FSK-së tregoi për përkrahjen e Kosovës për Ukrainën dhe popullin ukrainas.

Ai që ra në sy ishte një togfjalësh i përdorur nga Osmani, që i ngjan shumë një fjalie të Che Guevaras, liderit revolucionar majtist nga Argjentina.

“Deri në fitore!” – shkroi Osmani, një fjali që shfaqet e ngjashme me atë të revolucionarit Che Guevara, që ishte pjesë e revolucionit në Kubë, bashkë me Fidel Kastron, shkruan Nacionale.

Lajme të ngjashme