Osmani dhe Kurti udhëtojnë për në Amerikë për marrëveshjen me MCC-në - NACIONALE

Osmani dhe Kurti udhëtojnë për në Amerikë për marrëveshjen me MCC-në

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti kanë udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës [SHBA].

Vizita e tyre po bëhet për nënshkrimin e marrëveshjes me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për Programin Kompakt të Kosovës.

Sipas njoftimit të Zyrës së Presidentes, Osmani e Kurti do të zhvillojnë edhe takime të tjera bilaterale.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, kanë udhëtuar për në Uashington D.C. për të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar në Kongresin amerikan për nënshkrimin e marrëveshjes me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për Programin Kompakt të Kosovës. Gjatë qëndrimit në Uashington, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti do të zhvillojnë edhe takime të tjera bilaterale.”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Bordi Ekzekutiv i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) kishte miratuar në fund të qershorit Programin Kompakt me Kosovën në vlerë prej mbi 200 milionë dollarësh.

Në këtë marrëveshje parashihet investime në projektet për energjinë.

Lajme të ngjashme