Osmani dhe Kurti marrin pjesë në Darkën e Lamës që u mbajt në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin, Albin Kurti kanë marrë pjesë në Darkën e Lamës.
Këtë vit Darka e Lamës është shtruar në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë.
“Kjo darkë, që tradicionalisht organizohet në përfundim të të korrurave, në fund të muajit tetor, sonte u shtrua në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, në shenjë mirënjohje e respekti për banorët e kësaj shtëpie”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

