Osmani: Deklarata e 2 Korrikut hapi rrugën për Kosovën republikë - NACIONALE

Osmani: Deklarata e 2 Korrikut hapi rrugën për Kosovën republikë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut si hapje të rrugës për përmbushjen e ëndrrës për Kosovën Republikë.

Ajo ka thënë se 2 korriku i vitit 1990 është ngjarje emblematike.

“Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut të vitit 1990, e shpallur nga 114 delegatët e Kuvendit të Kosovës hapi rrugën për përmbushjen e ëndrrës shekullore për Kosovën Republikë. Akti i tyre dëshmoi se rruga e bërjes së shtetit kërkon përkushtim, sakrificë dhe guxim”, deklaroi Osmani.

Delegatët e asaj kohe, sipas saj, i gërshetuan këto të tria, duke vërë gurin themeltar të shtetit të Kosovës, i cili u vulos më 17 shkurt 2008.

“Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut është ngjarje emblematike, e cila shënoi kthesën tonë historike për liri dhe pavarësi”, tha Osmani, sipas të cilës, “2 Korriku mbetet një nga datat më të rëndësishme për shtetin tonë, ngase themelet e tij qëndrojnë mbi vendimin e delegatëve të asaj kohe”.

Lajme të ngjashme