Osmani bisedon me presidentin e Letonisë: Urgjente të liberalizohen vizat - NACIONALE

Osmani bisedon me presidentin e Letonisë: Urgjente të liberalizohen vizat

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, zonja Vjosa Osmani, ka bisedua në telefon me presidentin e Letonisë, z.Egils Levits.

Në bisedën telefonike, dy homologët kanë diskutuar rreth procesit integrues euroatlantik të Kosovës.

Për më shumë, siç njoftohet në Twitter, Osmani e Levits kanë përmendur edhe liberalizimin e vizave.

“Diskutuan çështjet dypalëshe, urgjencën për të dhënë liberalizimin e vizave për Kosovën rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme për Ukrainën”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Lajme të ngjashme