Osmani: Bashkëpunimi me USAID-in reflekton partneritetin e Kosovës me ShBA-të - NACIONALE

Osmani: Bashkëpunimi me USAID-in reflekton partneritetin e Kosovës me ShBA-të

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar lartë kontributin e USAID në Kosovë.

Në një konferencë për medie me Ndihmës Administratoren e USAID-it, Erin E. McKee, ajo ka thënë se kur flitet për këtë organizatë flitet për ndihmat dhe mbështetjen e SHBA-së për popullin e Kosovës.

Në Kosovë kur flitet për USAID-in flitet për zhvillim ndihma dhe mbështetja juaj për popullin e Kosovës ndër vite asociohet ngushtë me etapa të rëndësishme zhvillimore të vendit tonë. Vizita juaj dhe takimi që sapo e përfunduam janë dëshmi e angazhimit dhe punës së jashtëzakonshme të USAID-it në partneritet me qytetarët tanë institucionet tona mbi të gjitha me shtetin tonë. Kontributi i USAID me dekada është një nga shembujt më të fortë të përkushtimit të palëkundur të ShBA-ve, Amerikës dhe popullit amerikan për ta ndihmuar vendin tonë në arritjen e sukseseve tona”, ka thënë Osmani.

E para e vendit ka deklaruar se bashkëpunimin i Kosovës me këtë organizatë reflekton partneritetin e Kosovës me SHBA-të.

Bashkëpunimi me USAID-in reflekton partneritetin tonë me ShBA-të. Një partneritet i ndërtuar me besim të ndërsjellë të fuqizuar nga vlerat e përbashkëta dhe të motivuara nga qëllimi ynë i përbashkët. Një Kosovë më e fortë e zhvilluar, gjithëpërfshirëse dhe e integruar në institucionet euroatlantike. Në përpjekjet tona të përbashkëta për një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë USAID-i ka qëndruar besnikërisht përkrahë shtetit tonë duke investuar mbi 1 miliardë dollarë në Republikën e Kosovës e që bashkë me projekte tjera të Qeverisë Amerikane investimet arrinë diku në 2 miliardë dollarë”, ka vlerësuar Osmani.

Lajme të ngjashme