Osmani: Autorët e sulmit ne Gramësh duhet të mbajnë përgjegjësi
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar në Twitter se ka folur me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, pas sulmit ndaj dy ushtareve në fabrikën e Gramshit.
Osmani u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve, ndërsa ka thënë se autorët e këtij sulmi duhet të mbajnë përgjegjësi.
“Fola me Presidentin Bajram Begaj, për sulmin e fundit ndaj ushtarëve shqiptarë në fabrikën e Gramshit. Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Autorët e këtij sulmi duhet të mbajnë përgjegjësi. Institucionet tona janë të gatshme të ofrojnë çdo mbështetje të nevojshme”, ka shkruar Osmani në Twitter.
I spoke with President @BajramBegajAL about the recent attack on Albanian soldiers at Gramsh factory.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) August 21, 2022
Wish a speedy recovery to the injured. The perpetrators of this attack must be held accountable.
Our institutions stand ready to provide any necessary support.🇽🇰🇦🇱