Osmani: Autokratët e sulmojnë demokracinë, jemi të vendosur për ta mbrojtur atë - NACIONALE

Osmani: Autokratët e sulmojnë demokracinë, jemi të vendosur për ta mbrojtur atë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e vendit Vjosa Osmani, në Ditën e Demokracisë ka ndarë një fjalim të saj, të cilin e ka përshkruar me disa fjalë, në platrformën “X”.

Sipas saj autokratët po e sulmojnë pamëshirshëm demokracinë sepse ajo ua kërcënon ambiciet e tyre. Por në anën tjetër ajo ka thënë se “sa më e fortë të jetë dëshira e tyre për të minuar demokracinë, aq më e fortë duhet të jetë vendosmëria jonë për ta mbrojtur atë.”.

E plotë:

“Viteve të fundit, në botë dhe veçanërisht në kontinentin tonë, demokracitë janë testuar. Fatkeqësisht, jemi dëshmitarë të një sulmi të pamëshirshëm ndaj vlerave demokratike nga autokratë, të cilët e shohin demokracinë si një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj ambicieve të tyre. Megjithatë, sa më e fortë të jetë dëshira e tyre për të minuar demokracinë, aq më e fortë duhet të jetë vendosmëria jonë për ta mbrojtur atë. Jam e bindur se demokracia është po aq e fortë sa vullneti i njerëzve për ta përqafuar atë, po aq elastike sa vendosmëria jonë për ta mbrojtur atë dhe po aq e fortë sa rezistenca jonë kundër pushteteve që vazhdimisht duan ta minojnë atë”, kishte deklaruar ajo.

Lajme të ngjashme