Osmani: Administrata Trump ka miratuar vazhdimin e programit MCC për Kosovën
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka dhënë lajmin se e ka pranuar zyrtarisht konfirmimin nga Zv.Sekretari amerikan i Shtetit Christopher Landau se Administrata Trump ka miratuar vazhdimin e këtij programi për Kosovën — një program me ndikim transformues për sektorin e energjisë dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Osmani e ka quajtur këtë lajmë të shkylqyer.
E plotë:
Pas takimeve të shkëlqyeshme në Ëashington D.C ku diskutuam për rëndësinë e Kompaktit të MCC për Kosovën, jam informuar edhe zyrtarisht nga Zv. Sekretari amerikan i Shtetit, Christopher Landau, se Administrata Trump ka miratuar vazhdimin e këtij programi për Kosovën — një program me ndikim transformues për sektorin e energjisë dhe zhvillimin ekonomik të vendit tonë.
Lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën!
Mirënjohje e thellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës