Osmani takon kryeministrin holandez, thotë se kishte diskutim përmbajtësor - NACIONALE

Osmani takon kryeministrin holandez, thotë se kishte diskutim përmbajtësor

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pati një diskutim përmbajtësor me Kryeministrin e ri të Holandës, Dick Schoof, për forcimin e partneritetit në mes dy vendeve.

Osmani tha se diskutuan edhe për rëndësinë e avancimit të rrugës së Kosovës drejt institucioneve euroatlantike dhe anëtarësimin në organizata tjera ndërkombëtare.

“Diskutim përmbajtësor me Kryeministrin e ri të Holandës, Dick Schoof, për forcimin e partneritetit midis Kosovës dhe Holandës, si dhe për rëndësinë e avancimit të rrugës së Kosovës drejt institucioneve euroatlantike dhe anëtarësimit në organizata tjera ndërkombëtare”, shkruan Osmani.

Lajme të ngjashme