OSBE: Të respektohen të drejtat e komuniteteve joshumicë - NACIONALE

OSBE: Të respektohen të drejtat e komuniteteve joshumicë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Misioni në Kosovë i Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE), ka bërë thirrje që të drejtat e komuniteteve joshumicë të respektohen plotësisht. Në reagimin e tyre, shprehet shqetësimi se rregullorja e re të Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e dinarit serb në Kosovë, mund të ketë ndikim serioz për ata që pagesat i marrin në këtë valutë.

“Është thelbësore që të drejtat e komuniteteve joshumicë, duke përfshirë komunitetin serb të Kosovës, të respektohen plotësisht dhe të lihet koha për konsultime të nevojshme me të prekurit. Është gjithashtu e rëndësishme që i gjithë komunikimi publik përkatës të jetë në të dyja gjuhët zyrtare”, thuhet në reagim.

Më tej OSBE paralajmëroi se mbyllja e zyrave për shërbime sociale dhe shëndetësore për serbët në komunat e Pejës, Istogut, Klinës Dragashshit dhe Prishtinës, do të ketë efekt negativ.

“Mbrojtja e mirëqenies së komuniteteve të prekura, duke përfshirë veçanërisht grupet e cenueshme, duhet t’i jepet përparësi përpara se të zbatohen politika ose vendime të tilla”, theksohet më tej.

Lajme të ngjashme