“Orhan Pambuku”: Nagavci skandalizon, e bën pambuk shkrimtarin turk që e takoi Kurti - NACIONALE

“Orhan Pambuku”: Nagavci skandalizon, e bën pambuk shkrimtarin turk që e takoi Kurti

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Politikanët nuk ngurrojnë të sorollaten në panairin e librit, një ngjarje vjetore, ku dashamirët e leximit takohen për disa ditë më radhë.

Natyrisht, aty nuk mungojnë as ministrat e Kulturës e të Arsimit, dy dikastere që merren me librin si kulturë e arsim.

Megjithatë, ky vit i panairit të librit, që për moto ka “Përgjigjja është libri”, do të mbahet mend për një gafë absolutisht qesharake të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.

Çka ndodhi?

Nagavci ishte në panair, ku u intervistua shkurtimisht në lidhje me panairin. Ajo u pyet edhe për shkrimtarin nobelist turk, Orhan Pamuk, të cilin ditë më parë e takoi kryeministri Albin Kurti.

Nagavci çuditërisht ia ndryshoi mbiemrin. Më saktë, në vend se ta quante Pamuk, e quajti Pambuk.

“I pamë librat e autorit, po diskutojmë për tekstet edhe të Orhan Pambukut” – tha ministrja Nagavci për Klan Kosovën.

Epo, është koha ndoshta të kujtojmë një vjershë të moçme, që mësohej në klasën e parë, e cila e theksonte nevojën e precizitetit gjuhësor. “Për një k që ti s’e vë, fjala mik bëhet ik” – ishte këshilla monumentale për të vegjlit.

Për një b që ti e vë, Pamuku bëhet pambuk. Pra, nga shkrimtar në bimë industriale.

Lajme të ngjashme