Organizohet protestë në Prishtinë për hapjen e rrugës “Xhorxh Bush”
Qytetarët e Prishtinës kanë organizuar protestë më 14 janar në rrugën “Xhorxh Bush”, e cila tashmë është shndërruar në shesh. Kërkesa ka të bëjë me hapjen e kësaj rruge.
Njoftimin për protestën e ka bërë faqja në Facebook "Vrojtuesit e lagjes - Prishtinë".
“Pas mbylljes së rrugës, kemi përballur një problem të vazhdueshëm me trafikun dhe kollonat e gjata që kanë shkaktuar ndërprerje në qarkullim. Protesta jonë është e organizuar në mënyrë paqësore dhe e ligjshme për të shprehur nevojën tonë për të hapur këtë rrugë të rëndësishme për qytetarët e lagjes.” – thuhet mes tjerash në njoftim.