Organizata e sindikata të ndryshme i kërkojnë Qeverisë të fillojë dialogun social - NACIONALE

Organizata e sindikata të ndryshme i kërkojnë Qeverisë të fillojë dialogun social

4 vjet më parë

nga NACIONALE

28 organizata, sindikata e federata i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe BSPK-së që të nisin dialogun social.

“Konsorciumi për të Drejtat e Punës, i përbërë nga 28 organizata, sindikata dhe federata sindikale anëtare, i bënë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) që të fillojnë dialogun social”, thuhet në komunikatë.

Ani pse vetëm sektori publik është në grevë, në këtë komunikatë thuhet se Konsorciumi për të Drejtat e Punës është themeluar dhe ka për qëllim që të avokojë për ndryshime në legjislacionin që rregullon marrëdhëniet e punës duke përfshirë Ligjin e Punës, Ligjin e Inspektoratit të Punës, Ligji i Pagave dhe aktet e tjera nën-ligjore të ndërlidhura me të drejtat e punës dhe punëtorëve në sektorin publik dhe privat

“Konsorciumi për të Drejtat e Punës është themeluar dhe ka për qëllim që të avokojë për ndryshime në legjislacionin që rregullon marrëdhëniet e punës duke përfshirë Ligjin e Punës, Ligjin e Inspektoratit të Punës, Ligji i Pagave dhe aktet e tjera nën-ligjore të ndërlidhura me të drejtat e punës dhe punëtorëve në sektorin publik dhe privat, gjithashtu të ndikojë ose lehtësojë dialogun social në mes të sindikatave dhe insitucioneve relevante të cilat janë përgjegjëse për krijimin e politikave dhe kushteve më të mira për punëdhënësit dhe punëmarrësit”, shkruan në komunikatë.

Lajme të ngjashme