ORCA: U arrestuan Rron Gjinovci e Dibran Hoxha, do të bëjmë "aktivizëm gueril"
Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka njoftuar se janë arrestuar dy aktivistët e saj, Rron Gjinovci dhe Dibran Hoxha.
Siç njofton kjo organizatë, Hoxha dhe Gjinovci kishin zhvilluar një aksion simbolik kundër (sic) “plagjiatorëve të shpallur nga Këshilli i Etikës në Fakultetin Filozofik.”
Organizata thotë se kanë vendosur që “nga tash e tutje të kalojnë në aktivizëm gueril”.
ORCA e shpjegon këtë “aktivizëm gueril” si “pamundësim të kryesve (plagjiatorëve) të aktivitetit të tyre të përditshëm normal.”
Në fotografitë e ndara nga organizata, shihet Rron Gjinovci me një mjet zhurmues në ligjëratën që po provonte ta mbante Bujar Dugolli.
