ORCA dërgon ankesë në UP për "plagjiatorët Ardian Kastrati dhe Bujar Dugolli"
Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), ka mbajtur një aktivitet para zyreve të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.
Udhëheqësit e kësaj organizate kanë kërkuar shkarkimin e profesorëve, Buajr Dugolli dhe Ardian Kastratit, të cilët sipas tyre, janë shpallur plagjiatorë
Në këtë aktivitet, ORCA ka shpalosur “procesin e rehabilitimit të plagjiatorëve” ku tregohet se ata nuk po ndëshkohen dhe se janë në pritje të vendimit të Këshillit Drejtues.
Për këtë aktivitet ka folur edhe drejtori i ORCA, Rron Gjinovci, ka treguar se kush është përgjegjës për dëmtimin e sistemit arsimor dhe për moshkarkimin e tyre.
“Ma dy vjetve luftë me lloj lloj metoda, e dërgum ankesën e fundit (proceduralisht) në Universitetin e Prishtinës për plagjiatorët Ardian Kastrati dhe Bujar Dugolli. Ankesa u dorëzu te Kryetari i Këshillit Drejtues Altin Sahiti i emërum nga ministrja Arbërie Nagavci. Kërkum që masa qesharake për "mosmentorim të temave të diplomës" të përmirësohet dhe zavendësohet me masën disciplinore sipas Nenit 8, paragrafit 1.10. të Rregullores: “ndërprerje të marrëdhënies së punës”.”
“Nëse nuk merret masë ma e fuqishme ndëshkuese, komprometohet i tanë sistemi arsimor dhe integriteti akademik i universiteteve publike, dhe përgjegjës për këtë do të jenë: 1. Qerim Qerimi Rektor, drejtues i Senatit të UP-së (i zgjedhur nga Këshilli Drejtues); 2. Altin Sahiti - Kryetar i Këshillit Drejtues (i emëruar nga ministrja Nagavci); 3. Arbërie Nagavci - Ministre e Arsimit.” – ka shkruar ai në Facebook.
