Orbani i Hungarisë thotë se sanksionet e BE-së ndaj Rusisë duhet të hiqen
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha në partinë e tij, “Fidesz”, se sanksionet kundër Rusisë, të vendosura nga Bashkimi Evropian, duhet të hiqen, raportoi të mërkurën vonë e përditshmja pro-qeveritare hungareze, “Magyar Nemzet”.
Zëdhënësi qeveritar, Zoltan Kovacs, e konfirmoi këtë koment të kryeministrit hungarez në një përgjigje për agjencinë “Reuters”.
Gazeta hungareze e citoi Orbanin të ketë thënë – pa e përmendur burimin – se sanksionet e BE-së i kanë rritur çmimet e gazit dhe inflacionin dhe nëse këto masa do të hiqeshin, çmimet e gazit do të uleshin menjëherë për 50 për qind dhe se rënie do të shënonte edhe inflacioni.
Kryeministri Orban gjithashtu citohet të ketë thënë se pa sanksione, Evropa do të mund ta rifitonte fuqinë dhe do të mund ta shmangte recesionin që pritet të vijë. Ai e përsëriti qëndrimin e tij se sanksionet po e dëmtojnë Evropën më shumë se Rusinë.
Në faqen e tij në “Facebook”, kryeministri hungarez shkroi: Sanksionet e Brukselit e kanë futur Evropën në krizë energjetike.”
Në korrik, ai tha se BE-ja e ka qëlluar veten në mushkëri me sanksione ekonomike të shqyrtuara keq ndaj Rusisë, të cilat, nëse nuk hiqen, paraqesin rrezik për shkatërrimin e ekonomisë evropiane./Nacionale